eksperti i trafikut bllokimi qe ndodhi dje prishtine ishte i pashpjegueshem duhet studiuar 680884f43ed4c

Eksperti i trafikut: Bllokimi që ndodhi dje Prishtinë ishte i pashpjegueshëm, duhet studiuar

April 23, 2025
1 minut lexim

Dje pasdite, Prishtina ka qenë në kaos nga trafiku rrugor.

Për këtë janë ankuar edhe ekspertët e trafikut, siç është profesori Nol Dedaj.

Në Klan Kosova ai u shpreh se ajo që ka ndodhur dje është e pashpjegueshme.

Gjithmonë si orë kulmore ne e konsiderojmë hyrjen në qytetin e Prishtinës në mëngjes ose kur të vijmë në punë, derisa kur dalim prej punës ose prej ores 16:00–18:00 e konsiderojmë si orë kulmore, dhe kur dalin jashtë Prishtinës. Sonte ka ndodhur e kundërta. Në mbrëmje nga ora 16:00 e deri në ora 21:00 ka qenë orë kulmore e ngarkesës së rrugëve të qytetit jashtëzakonisht shumë e madhe”.

Ky rast është i mirë për t’u studiuar dhe hulumtuar se pse ndodhi kjo sot. Më duket se kjo situatë e ka zënë në befasi edhe policinë e trafikut për shkak se në asnjë kryqëzim të rrugës dhe në asnjë qarkullim rrethor nuk e kam parë asnjë polic. Sot ka dështuar policia e trafikut”, u shpreh mes tjerash Dedaj .

Eksperti i trafikut shtoi se fenomene te tilla kanë nevojë për hulumtim nga organet përkatëse që merren me menaxhimin e komunikacionit, që të mos na ndodhë më e njëjta situatë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rubio do te anashkaloje bisedimet per ukrainen pasi zelensky refuzon detajet kryesore te propozimit te shba 6808847dd904d
Story i mëparshëm

Rubio do të anashkalojë bisedimet për Ukrainën pasi Zelensky refuzon detajet kryesore të propozimit të SHBA

rozana del me reagim pas eksperiences ne bbva 6808862689fd3
Story i radhës

Rozana del me reagim pas eksperiencës në BBVA

Të fundit nga

ShkoLartë