Eksperti i sigurisë flet për një skenar të mundshëm “shpërthimi” në Ballkan/ Ja çfarë paralajmëron!

May 17, 2022
min lexim

Situata e krijuar nga lufta në Ukrainë po vazhdon të sjellë ndryshime në gjithë vendet e botës.

Duke filluar nga ngritjet e çmimeve e deri tek ndryshimet politike tek disa shtete.

Një situatë e tillë e ndërlikuar mbetet edhe nga kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Serbia, pas një seri sulmesh të filluara në veri të Kosovës ndaj policisë, ia ka ndërprerë ato, po ashtu edhe deklaratat agresive, i ka kaluar nga gjuha e luftës në atë të diplomacisë. Ky ndryshim është bërë, pasi Serbia u bind se Rusia është duke e humbur luftën në Ukrainë, por si duket ende shpreson në një fitore ruse, dhe kërcënimet vetëm sa janë shtyrë.

Në kontekst të këtyre zhvillimeve në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Armend Halimi.

Ai ka folur për sigurinë në vend dhe masat që qeveria e vendit duhet ndërmarr, duke thënë se këto masa nuk duhet të ndërmerren në mënyrë të dukshme dhe të shihen si provokim, mirëpo të ndërmerren qetësisht.

Eksperti i sigurisë flet më tej edhe për kërcënimet e vazhdueshme për Ballkanin Perëndimor, e që sipas tij Bosnja dhe Mali i Zi janë më të rrezikuara mirëpo që edhe siguria e Kosovës mund të preket.

Ndërsa sa i përket një shpërthimi më të madh në botë Halimi shpjegon se Evropa do të jetë stabile, kurse Ballkani më pak i rrezikuar, dhe Kosova shumë e sigurt, ngase Serbia agresive llogarit gjithherë në ndihmën e Rusisë.

Intervista e plotë

“Bota sot”: Si e shihni situatën aktuale në vend, nisur nga kërcënimet e vazhdueshme për konflikt në Ballkanin Perëndimor? A po rezulton aktualisht se vetëm Bosnja është e kërcënuar, por jo edhe Kosova?

Armend Halimi: Sa i përket Ballkanit përgjithësisht Serbia ka histori armiqësore, mirëpo, duke qenë se kanë ndryshuar rrethanat, atëherë Serbia sheh për gjah vetëm vendet me probleme apo pastabilitet. Në këtë drejtim, edhe pse si të tilla i konsideron Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën, realisht Kosova është jashtë këtij domeni gjersa dy vendet tjera sfidohen për nga përqindja e madhe e popullsisë serbe, Kosova ka minoritet qytetarët serb, çka parimi i demokracisë është shpëtim për vendin tonë.

Image

Eksperti i sigurisë, Armend Halimi

“Bota sot”: Cilat janë masat e tjera që duhet të marrin institucionet e sigurisë për qytetarët?

Halimi: Qeveria jonë duhet të filloj të ndërmerr masa, në mënyrë që siguria e qytetarëve të mos vihet në pikëpyetje. Shumica vendos apo do duhej të vendosë për politikat apo orientimet shtetërore. E përkundër këtij fakti, vendi ynë e trajton minoritetin serb madje me diskriminim pozitiv duke ju dhënë vend e hapësira si askujt tjetër.

Andaj, ndryshe nga Bosnja dhe Mali i Zi, tek ne e ka edhe ashtu më problem të prodhoj situata destabilizimi nga brenda, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme.

“Bota sot”: Situata në veri të Kosovës po vazhdon të jetë e tensionuar, a mendon që mund të kemi një provokim të radhës nga Serbia?

Halimi: Sa i përket veriut, Serbia pra të vetmen mundësi dhe mjet ka inkurajimi, rekrutimin e grupeve brenda qytetarëve në veri me sponzorizim apo suport nga grupe të importuara nga Serbia për të prodhuar ndonjë sulm sporadik apo rezistence siç jemi mësuar të shohim, por është e pamundur të mendohet agresion i hapur ndaj Kosovës, pra me sulm shtetëror, ngase përveç se e përcjell fati sikurse i Rusisë nga arena ndërkombëtare, e ka parasysh edhe rezistencën e fortifikuar nga KFOR-i dhe institucionet tona të sigurisë.

“Bota sot”: Sa është në nivelin e duhur siguria e shtetit tonë?

Halimi: Në këto rrethana normale nëse mund të konsideroj që gjendemi për nga aspekti i sigurisë, Kosova duhet zhvilloj sektorin e sigurisë me armatim qetësisht, si dhe të ketë shtrirje në gjithë vendin, por jo me skenar proklamues, që do mund të shiheshin si provokim situatash.

“Bota sot”: Lufta në Ukrainë ka arritur të destabilizoj gjithë botën, sa e rrezikuar është Kosova?

Halimi: Sa i përket sigurisë në përgjithësi, konsideroj se rrjedha e luftës në Ukrainë, me fitore apo disfatë të Rusisë, do reflektoj sigurinë e gjithë Evropës, Ballkanit e Kosovës në veçanti.

“Bota sot”: Paralajmërimet që Ballkani mund të përfshihet nga një skenar i frikshëm po vazhdojnë. A mendoni që mund të ketë shpërthim të ndonjë lufte tjetër?

Halimi: Gjersa Rusia po thyhet nga rezistenca e Ukrainës, dhe gjersa ka qëndrime kompakte të shteteve demokratike, Evropa do të jetë stabile, kurse Ballkani më pak i rrezikuar, dhe Kosova shumë e sigurt, ngase Serbia agresive llogarit gjithherë në ndihmën e Rusisë, pa të, e ka sfidë edhe vet qëndrueshmërinë e saj, sepse do të ketë problem të mbaj brenda saj krahina apo rajone, siç është Vojvodina.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Zelensky vlerëson operacionin e evakuimit të Mariupolit

Story i radhës

Kapet kokainë në një anije në portin e Durrësit

Të fundit nga

ShkoLartë