Ekipi më i mirë i vitit/Kroos nuk mund ta besojë se City e mposhti Real Madridin

October 18, 2022
1 minut lexim

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos e ka shprehur zemërimin e tij pasi që skuadra e tij nuk e fitoi çmimin për klubin më të mirë të vitit.

Pavarësisht një sezoni magjepsës, në të cilin Reali e fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin e La Ligas, Reali u mposht nga Manchester City në çmimin e ekipit më të mirë të vitit.

Liverpooli zuri vendin e dytë, pavarësisht se Reali e kishte mposhtur skuadrën e Jurgen Klopp në finale të Ligës së Kampionëve.

Reali po ashtu e eliminoi Manchester Cityn në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane, ku tani Kroos ka mbetur i nervozuar me vendin e tretë që e zuri Reali si skuadra më e mirë në botë.

“Ekipi i tretë më i mirë në botë për vitin 2021/22 – i lumtur Real Madrid?”, shkruante Kroos në “Twitter”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zuckerberg thotë se WhatsApp është më i sigurtë se iMessage

Story i radhës

Tronditet Parisi, pasi trupi i një 12-vjeçareje u gjet në një kontejner në oborrin e ndërtesës ku ajo banonte

Të fundit nga

ShkoLartë