Këshilli për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe intelegjencës në takimin që u zhvillua gjatë ditë ssë sotme, kanë konstatuar se gjendja e sigurisë në shtet është stabile dhe nuk ka ndonjë kanosje reale ndaj sigurisë së qytetarëve.
Në takim është sjellë vendim që të formohet ekip operativ për sajber siguri dhe kanosje hibride.
“Komuniteti i sigurisë dhe inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si dhe me partnerët ndërkombëtar nga sektori i sigurisë me të cilët punojnë në këmbim të informatave dhe përvojave në ballafaqimin me kanosjet hibride”, njoftuan nga Qeveria pas seancës së tretë të Këshillit për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe inteligjencës, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Me ekipin operativ për sajber siguri dhe kanosje hibride do të kryesojë Byroja për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Të fundit nga
Alarmet për gjoja vendosje të mjeteve shpërthyese janë të rreme në shkollat në Shkup, përfunduan të
Mes britmash gëzimi dhe duartrokitjesh, ekipet e shpëtimit në veri të Sirisë arritën të shpëtojnë anëtarët
Prej disa ditësh është duke u folur për një aplikacion të quajtur “Aktiv1isti”, i cili përdoret
Roma po përgatitet për një stadium të ri. Më 3 tetor drejtuesit e skuadrës i kishin
Kumanovë, 8 shkurt – Këshilli i Komunës së Kumanovës sot në një seancë të jashtëzakonshme vendosi