Sa para fituan Argjentina e Franca pas finales së madhe?

Kupa e Botës “Katar 2022” përfundoi të dielën, kur edhe u zhvillua finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Kombëtarja argjentinase doli triumfuese, pasi fitoi 4:2 në ekzekutimin e penalltive.

Përveç trofeut të çmueshëm, Argjentina fitoi edhe 42 milionë dollarë nga FIFA. 

Paratë shkojnë te Federata e Futbollit të vendeve përkatëse.

Ndërkaq, Franca, si nënkampione e botës, ka arkëtuar 30 milionë dollarë.

Kujtojmë se Kroacia, si e treta e këtij turneu, mori 27 milionë dollarë – teksa Maroku 25 milionë dollarë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekip të ri operativ për kërcënime hibride, paralajmëruan nga Qeveria

Story i radhës

8 mijë vullnetarë polakë, përfshirë të mitur, do të marrin trajnime ushtarake

Të fundit nga