Einxhel reagon për herë të parë ndaj akuzës së Rudina Dembacaj

March 10, 2022
1 minut lexim

Einxhel Shkira ka qenë finaliste e Big Brother.

Ajo sa ishte Brenda ishte një ndër personazhet me të komentuara.

Kjo gjë është duke u vazhduar edhe jashtë.

 Einxhel tregoi më shumë rreth detajeve dhe punës që do të fshihet pas gjithë projektit.

“Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, prekem nëse cënohet pjesa e feminizmit tim. Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më prek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv,” u shpreh ajo.

Ndërkohë një ditë pasi Arbana bëri me dije se Einxhel do të moderojë një format të tillë, Rudina Dembacaj kujtoi se një iniciativë të kësaj natyre e ka marrë ajo e para.

Kjo akuzë e aktores për “vjedhje ideje” ka qenë e pavënd sipas Einxhel e cila tha se nuk është nga ata njerëz që i mungojnë idetë.

“Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në Big Brother, vetëm do e duartokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta… Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide,” tha ajo në Top Albania Radio.

Ndryshe, ajo është duke vazhduar lidhjen e saj me DJ Dagz.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Casado tërheq interesimin e dy klubeve

Story i radhës

“Ballkanin nuk do ‘ia lemë’ Moskës”, Gjermania “vë veton”

Të fundit nga

ShkoLartë