“Ballkanin nuk do ‘ia lemë’ Moskës”, Gjermania “vë veton”

“Sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese, që tregon urgjentisht…”

“… Europa duhet të jetë e gatshme të investojë strategjikisht në sigurinë afatgjatë. Kjo vlen veçanërisht edhe për marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paqja sot në Ballkanin Perëndimor ndoshta nuk është perfekte, por është e çmuar”, me këtë koment e nis ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock udhëtimin në Ballkan e Moldavi, të cilin e nis nga Sarajeva për ta vazhduar me një ndalesë në Kosovë ku takohet me  presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin  Albani Kurti, si dhe komandën e KFOR-it, ndërsa të premten shkon në Beograd.

Kjo është hera e parë që Baerbock udhëton në Ballkanin Perëndimor. Rajoni duket se do të marrë edhe më shumë vëmendje nga qeveria aktuale gjermane, e para e cila i ka dhënë atij rëndësi që në marrëveshjen e koalicionit. Në fillim të marsit Baerbock emëroi ish-deputetin e gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore.

“Ne duhet ta themi hapur, shumë nga këto vende vitet e fundit i kemi zhgënjyer dhe lënë pas dore. Në krahun e hapur depërtojnë aktorë si Rusia, që nuk kanë interes në një të ardhme europiane dhe nuk stepen për të nxitur sërish konfliktet e pazgjidhura. Unë udhëtoj drejt Ballkanit  Perëndimor në radhë të parë për të dëgjuar se çfarë presin prej nesh sot njerëzit atje – por edhe për të bërë të qartë, se ky rajon në zemër të Europës nuk duhet t’i lihet influencës së Moskës”, ishte komenti i saj përpara nisjes. Baerbock theksoi se Gjermania ka një interes thelbësor në një rajon të stabilizuar politikisht dhe të begatë ekonomikisht, vendet e të cilit orientohen drejt Europës. Për këtë do të angazhohen si me bisedime, ashtu dhe me investime strategjike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Einxhel reagon për herë të parë ndaj akuzës së Rudina Dembacaj

Story i radhës

Microsoft eksperimenton me tabet në File Explorer

Të fundit nga