Duke e ditur që këto janë ditët e fundit të tyre brenda shtëpisë së BBV, banorët janë treguar më tepër miqësor ndaj njëri-tjetrit dhe janë përpjekur të shijojnë momentet e fundit
Ditën e sotme Einxhel dhe Donaldi ishin në në oborr dhe duke biseduar dhe moderatorja tregohet shumë e hapur me aktorin kur flet për babain e saj.
Einxhel thotë se nuk do ta shikojë më atë në gjendje të rënduar dhe do që ai të merret vetëm me pikturën.
“Nuk dua ta shikoj më në atë gjendje të rënduar për hir të punës ose lekëve. Dua që ai të bëjë pikturën atë që i vjen. Babi po shkon afër 60-ës kështu që unë nuk dua. Dua që ai të pikturojë për qejfin e vet. I pëlqen shumë Korça. Vjet edhe parvjet ka marrë një tip studioje, si apartament të vogël në Korçë edhe shkonte që të pikturonte” u shpreh Einxhel.