Autoritetet franceze kanë filluar hetimet ndaj një edukatoreje, e cila u filmuar tinëzisht duke goditur një vajzë 3-vjeçare në një kopsht në Paris.
Gjithashtu pretendohet se ajo i ka hedhur një lloj lëngu në fytyrë fëmijës, që vazhdimisht bërtiste “mami”.
Videoja që është bërë publike nga avokati – ka nxitur zemërim në tërë Francën. Sulmi ka ndodhur të martën e kaluar, në ditën e parë të vitit të ri shkollor në Freres-Voisins.
Edukatorja e paidentifikuar shihet duke qëndruar pranë vajzës së vogël që bërtiste dhe qante – para se ta godiste në shpinë, duke e rrëzuar në tokë nga goditja e fuqishme.
Vanessa Edberg, avokate që përfaqëson prindërit e vogëlushes dhe njëherit personi që postoi videon në X, tha se nuk ishte një goditje e lehtë – ajo u godit me forcë në shpinë.
Ajo gjithashtu dyshohet se kishte marrë një shishe me një produkt të lëngët, me të cilin ia spërkati fytyrën vogëlushes.
Avokatja tha se incidenti është filmuar tinëzisht nga një nënë tjetër – që ishte në klasë gjatë tërë ditës.
Burimi: botasot.info