edi rama shqiptaret ne rvm se sipas ligjeve kushtetuese nuk jane shtetformues 61f398abe6da2

Edi Rama, shqiptarët në RVM-së sipas ligjeve kushtetuese, nuk janë shtetformues(!)

January 28, 2022
1 minut lexim

Në emisionin politik ,,Top Open,,të drejtuar nga Eni Vasili, ku ishte i ftuar kryeministri shqiptar Edi Rama, tema bosht kishte të bëj me aktualitetin në Shqipëri në dritën e mandatit të tretë dhe kahet e zhvillimit të shtetit shqiptar.

Duke folur për çështjen shqiptare në RVM-së, Edi Rama e tha kalimthi se ,,shqiptarët janë shtetformues,, dhe e ardhmja e këtij shteti multietnik, në relacionet sipas projektit tre palësh(Serbi, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).

Për çështjen shqiptare në RVM-së Tirana zyrtare, nuk e kemi të qartë  pse me kaq nguti dhe pa argumente, flasin për shqiptarët në hapësirën etnike se, ata paskëshin marrë avancimin e kodit  kushtetues në ,,shtetformues,,(siç!).

Edia Rama, shqiptarët si popull i dytë shumicë, qysh se nga viti 1945 e deri më sot, ata e kanë statusin kushtetues të pakicës kombëtare dhe jo(shtetformues)!

Për informimin e qeverisë shqiptare në Tiranë, me insistimin e Sofjes zyrtare tash e tutje, përmes qeverisë në Shkup, pakica bullgare ka hyrë në Kushtetutën e RVM-së me kodin shtetformues.

Tirana zyrtare  e ka të drejtën kushtetuese të flasë e të mbrojë çështjen shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, duhet të jetë në dijeni të plotë për pozitën kushtetuese të pakicës kombëtare të shqiptarëve  dhe jo shtetformues në RVM-së(sic!).

Për këtë çështje, do të ishte mirë të bisedohet në relacionet në mes Tiranës dhe Shkupit, kur bashkëpunimi në mes të dyja vendeve  po thellohen në të gjitha fushat e jetës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

moti sot ne vendin tone 61f3986f988bc
Story i mëparshëm

Moti sot në vendin tonë

policia ne iran arreston 17 persona per nje seri videosh virale shakash te postuara ne instagram 61f398e53172c
Story i radhës

Policia në Iran arreston 17 persona për një seri videosh virale shakash të postuara në Instagram

Të fundit nga

ShkoLartë