Edi Rama, ka hy për të kërcyer në vallen serbo-ruse

June 8, 2022
1 minut lexim

Diskutimi i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama, në Samitin “Ballkani hapur” në Ohër të Maqedonisë.

Të gjithë ata që e kanë përcjellur diskutimin e Edi Ramës në këtë Samit, i kanë kuptuar këto fakte:

1. Edi Rama, nuk e ka hallin e integrimit të Shqipërisë në BE.

2. Open Ballkan, është zëvendësimi i Samitit të Berlinit edhe pse nuk e thonë haptas shtetet anëtare të këtij samiti.

3. Sipas Edi Ramës edhe pse nuk e tha u vetëkuptuar se ,anëtarët e Ballkanit të hapur, nuk kanë si t’i ndërprejnë marrëdhëniet ekonomike me Rusin, ndonëse dimri po afrohet dhe importi i gazit rus është i domosdoshëm dhe

4. Ndër tjera Edi Rama, ua tërhoqi vërejtjen evropianëve, duke i porositur nuk mund të kërkojmë nga Serbia, që mos të jetë në krah të Rusisë për shkak të lidhjeve të vjetra historike në mes këtyre dy shteteve.

5. Ajo që tani e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe jo vetëm në Shqipëri është, Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, ka hy për të kërcyer në vallen serbo-ruse, pa i bërë hesapet mirë se nga kjo valle do të përfundojë nudo pa tesha vesh në dëm të Shqipërisë, Shqiptarëve dhe Kosovës, shtetësinë e të cilës e mohon kategorikisht Serbia në njërën anë dhe në anën tjetër i thotë Kosovës “byrëm” në Ballkanin e hapur dhe

5. Në fund të këtij Samiti përfaqësuesi Evropian pasi mori fjalën, ndër të tjera theksoi: Samiti Open Ballkan, nuk është bash i mirë siç thoni ju dhe absolutisht nuk mund ta zëvendësojë Samitin e Berlinit …

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Luana Vjollca u drejtohet fansave: Mesazhet që kam marrë nga ju janë jashtëzakonisht frymëzuese, faleminderit që jeni me mua

Story i radhës

Nga cilat vende të botës janë përdoruesit e NFT-ve

Të fundit nga

ShkoLartë