Luana Vjollca u drejtohet fansave: Mesazhet që kam marrë nga ju janë jashtëzakonisht frymëzuese, faleminderit që jeni me mua

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, prej disa javësh ka lansuar projektin e ri “Thuaje” – nga i cili solli rrëfime e histori të ndryshme personale njëherësh në këto ngjarje kanë gjetur veten edhe shumë njerëz të tjerë.

Ndonëse po vazhdon punën për pjesët e tjera të projektit, ajo ka bërë një falënderim në drejtim të fansave për mesazhet që ka marrë deri më tani.

Ajo thotë se këto mesazhe janë jashtëzakonisht frymëzuese dhe se bashkë do t’ia dalim të gjithë.

Image

Luana Vjollca/Instagram

Postimi i plotë i Luanës i shpërndarë me ndjekësit në InstaStory:

“Pas 18 orësh në punë, dua të marr një moment për t’ju falënderuar pafund. Mesazhet që kam marrë nga ju në këtë pothuajse një muaj me #Thuaje janë jashtëzakonisht frymëzuese.

Nuk jam unë shembulli i suksesit, jeni ju vet që e gjeni veten në secilin rrëfim e këngë pikërisht sepse ja keni dal e do ja dilni, unë kam besim.

Faleminderit që jeni me mua këtë herë kisha më shumë nevojë se t’ju kem sepse vetëm bashkë mund të arrijmë të ndryshojmë shumëçka që na rrethon”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Boateng drejt gjigantit turk

Story i radhës

Edi Rama, ka hy për të kërcyer në vallen serbo-ruse

Të fundit nga