Edi Rama, drekën e ha me Thaçi e darkën me Vuçiqin

May 12, 2022
min lexim

Apo, duhet të mësohemi ne shqiptarët të kemi besim dhe t’u besojmë njerëzve të tillë, apo të mbetëmi gjithëherë në këtë mënyrë të çorientuar me politikat e udhëheqësve tanë, që ditën rrinë me miqë, ndërsa natën hajnë, pinë dhe rrijnë me armiqë.

Por, çfarë do të mësojmë nga këta shembuj, sikur shembulli i kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama, i cili ditën e viziton mikun dhe bashkëkombasin e tij në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe sikur thotë ai, do të çmallej më te, pothuaj tërë ditën, ndërsa në anën tjetër, Edi Ramën, e gjejmë në Bruksel, duke i shtrenguar duart me Aleksandër Vuçiqin, dhe duke darkuar më të, të cilin e konsideron si një « mik » të dashur dhe të respektuar.

Çka do të thotë kjo, kur e gjithë bota shqiptare dhe më gjërë e dinë se kush është Vuçiqi, por e dinë se kush është edhe Edi Rama, i cili po luan një lojë të ndytë dhe tradhëtare ndaj shqiptarëve, dhe njerëzit sikur do të çmendeshin për ta mësuar se çfarë po ndodh me kryeministrin shqiptar, apo ndoshta Vuçiqi, ia ka gjetë dellin e diagnozës dhe ia ka mbushë me « barë gjumi » .

Betejan më të fortë njeriu për të qenë vetëvetja duhet ta bëjë këtë luftë gjatë gjithë jetës, dhe jo duke mësuar përmendësh rregullat e pushtetit se si duhet të bëhën ndryshimet në shoqëri përmes komandave dhe tekeve, dhe nëse ndonjëherë dështojmë me dobësitë dhe mangësitë tona, nuk mund të ngushëllohemi duke ua vënë fajin të tjerëve.

Shkurt dhe trup, Edi Rama, po e luan rrolin e djallit, dhe një rrol të tillë e luan vetëm ai që është pa përsonalitet dhe i bindet natyrës së kësaj strukture djallëzore, që ka programe dhe plane të caktuara, sikur vetë natyra e tij do të ishte thëmeli i gjitha pa drejtësive dhe rreziqeve njerëzore.

Pse Edi Rama, po ia shtrengon dorën armikut të shqiptarëve, dhe në një mënyrë, duke u ndie krenar me një arrogancë të tillë dhe pa fije turpi para botës, apo sjelljet e tilla të këtij politikani dhe udhëheqësi shqiptarë, do të vihen në dyshim, o janë absolut prodhim i një njeriu të çmendur, o janë prodhim i një politikani jadhtëtokësor, ku dija e tij arrinë mbi gjithë të tjerët, që duhet ta dëgjojmë…

Si duhet t’u thëmi sot fëmijëve tanë, që a duhet të zgjedhin rrugën ndërmjet dashurisë apo dështimit, apo edhe t’ua thëmi se, po e lëmë të na iku dashuria për njëri-tjetrin, si edhe dashuria ndaj atdheut, që do të thotë se, duke e lënë të na iku vetë jeta, që është e vetmja mbijetësë e vetmja domethënje e jetës, do të kuptohet se në këtë mënyrë vetë jeta po konceptohet si një luftë pa fitore, apo dhe më në fund një luftë kundër vetëvetës.

Edi Rama, në një mënyrë po paraqitet si një atdhetar i shpifur, dikush do ta quante edhe tradhëtar të kombit, sepse në njërën anë po paraqitet si një politikan i moderuar, kur ditën rrinë me njerëz, kinse të dashur dhe të respektuar të kombit të vet, ndërsa në anën tjetër takohet me njerëz dhe kundështar të përbetuar të këtij kombi, duke i shtrënguar duart me Vuçiqin, ideatorin e masakrave dhe krimeve gjenocidiale në Kosovë.

E gjithë bota e dinë se si ka shpëtuar Kosova dhe populli i saj nga kthetrat e Millosheviqit dhe krimineleve të tij, dhe sytë e botës e kanë parë atë gjenocid me sytë e vet, dhe deri më sot nuk dëgjohet asnjë zë i arsyes njerëzore, por dhe as i kreut të këtij shteti, që së paku të ndjejnë keqardhje për krimet e tilla, por edhe kërkim falja do të ishte një gjest i karakterit njerëzor.

Edi Rama, nuk e meriton të merr timonin e udheheqjes së shtetit shqiptarë, këtë duhet ta thëmi sinqerisht, sepse në bazë të sjelljeve dhe arrogancave të tija, ky njeri ka shenja se është i sëmurë në mendje dhe shpirt, që duhet të përfundojë në ndonjë klinikë të të ç’mendurve, por jo edhe të udhëheqë shtetin shqiptarë, dhe nëse dikush do të bënte zhurmë në favor të tij, këta njerëz nuk ia duan të mirën këtij kombi.

Kuptohet se shqiptarët nuk mund të kthehen në të djeshmën dhe ta vlerësojnë jetën e tyre sot, por ti thëmi botës se edhe ne jemi njerëz dhe jo të paraqitemi budallënj, duke u përkulur para armiqve tanë si të tillë, apo të bëhëmi model i Edi Ramës, të dorëzohemi dhe të përshtatemi armiqve dhe kriminelëve që na e thithën gjakun pa mëshirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OKB-ja do të hetojë vrasjet, torturat dhe abuzimet e tjera në Ukrainë

Story i radhës

Apex Legends mbërrin në Android dhe iOS

Të fundit nga

ShkoLartë