Apex Legends mbërrin në Android dhe iOS

Pritja ka marrë fund dhe pas një viti versione beta dhe shtyrje të vazhdueshme, Respawn Entertainment njoftoi ditën e Mërkure debutimin e Apex Legends Mobile më 17 Maj.

Loja do të jetë e disponueshme në Android dhe iOS ndërsa fansat mund të regjistrohen paraprakisht dhe të marrin një njoftim sapo shkarkimi të jetë i disponueshëm.

EA tha në 2019-ën se do të sillte Apex në platformat mobile. Debutimi në Android dhe iOS nuk luhet në konvergjencë me versionet për PC dhe konsolë.

Në debutim Apex Legends Mobile do të sjellë një numër të kufizuar karakteresh që luhen me vetëm një legjendë ekskluzive. /GameWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edi Rama, drekën e ha me Thaçi e darkën me Vuçiqin

Story i radhës

SASHK – MPPS: Të punësuarit në çerdhe nuk do të marrin paga të plota

Të fundit nga