Edhe Zvicra duhet të ngreh zërin kundër Serbisë në FIFA

December 5, 2022
min lexim

Në përfaqësuesen e skuadrës futbollistike të Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Granit Xhaka është shndërruar në emrin më të komentuar e më të përfolur që nga fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 në Kampionatin Botëror në Katar.

Goli i Xhedan Shaqirit dhe performanca e jashtëzakonshme e Granit Xhakës ishin vendimtaret për ta përjashtuar Serbinë nga Kupa e Botës duke bërë që dy lojtarët nga Kosova të shihen si heronj të vërtetë për Kosovën ,por edhe si armiq ma te mëdhenj kundër Serbisë!

Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë u përshkallëzuar me tensione, midis kapitenit të Zvicrës Xhaka, dhe lojtarëve të Serbisë që ishin në fushë, dhe iu turren me sulme edhe fizike ne formën ma primitive të etikes së sportit.

Tensionet dhe debatet u rriten edhe ma tutje pas përfundimit të ndeshjes sa qe morri një epilog edhe nder shtetëror ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe ne suaza ndërkombëtare. Forcat propaganduese serbe i dhanë edhe karakter politik me qellim te degradimit te lojtarëve tanë me renome botërorë. Pas këtij epilogu aq te madh dhe shfaqja e sloganeve me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2,por edhe mbas kësaj ndeshje.

“Baza e hetimit është sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve serbë. FIFA nuk ka reaguar për ndonjë hetim kundër skuadrës serbe qe gjithmonë është skuadra futbollistike ma e pa disiplinuara në botë dhe ma ekstremistja, prandaj “Federata Botërore e futbollit (FIFA) duhet të nis procedurat disiplinore ndaj serbëve dhe tu jap dënimin e merituar.

Ndryshe, nga Zvicra qe nuk ka reaguar për skuadrën e vet qe u pashtruar nga tifozët dhe lojtaret serb, ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe ka dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, “FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg ngjarjeve si Kupa e Botës”.

Ne saje te gjendje aktuale te krijuar me sjelljet skandaloze te Serbisë, edhe Zvicra duhet të ngeh zërin kundër Serbisë në FIFA e bashkuar me Kosovën. Kjo nuk mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë” dhe e përkrahur nga Serbia me provokime te tilla me qellim të de destabilizimit edhe shtetet ballanike duke e keqpërdorur edhe sportin.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kam marrë vesh se Vuçiçi do jetë në samit nesër”, policia ndalon Ballist Morinën pas postimit të tij

Story i radhës

Ta marrim vesh njëherë e mirë: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

Të fundit nga

ShkoLartë