“Kam marrë vesh se Vuçiçi do jetë në samit nesër”, policia ndalon Ballist Morinën pas postimit të tij

Ndodh edhe kjo. Policia ka ndaluar mbrëmjen e sotme Ismail Morinën, të njohur edhe si Ballist Morina.

Shkak për këtë ndalim policor është bërë një status që aktivisti i çështjeve kombëtare, ka bërë në Facebook. Para 4 orësh Morina shkruan se sapo kishte mbërritur në Tiranë dhe më pas është ndaluar nga policia.
“Kam marr vesh qe Vuçiça don me ardh në samit nesër, ia kishin pas mbush mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA,unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete,amanet i vjetër prej POTOÇARI janë….’, është mesazhi i Ballist Morina në Facebook, për të cilin policia e ka ndaluar gjatë ditës së sotme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Në krye të agjendës tonë e kemi luftën kundër korrupsionit!

Story i radhës

Edhe Zvicra duhet të ngreh zërin kundër Serbisë në FIFA

Të fundit nga