Me përfundimin e nacizmit gjerman ka përfunduar edhe historia e Xhafer Devës. Nuk e kuptoj aspak qëndrimin shqiptar ndaj bashkëpunëtorëve të nacizmit e sidomos ndaj Xhafer Devës. Nëse ka mbetur patriotizmi dhe atdhedashuria e jonë në lartësimin e figurës së Xhafer Deves, atëherë kemi ra nga provimi i atdhetarisë.
Pse Ministria e Kultures se Kosovës e fillon një punë së cilës nuk ia di pasojat politike? Pse fillohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Deves pa një diskutim publik?
A nuk kemi ndonjë objekt tjetër historik që e pret renovimin? Pse nuk financoni në permendorët e të parëve tanë historik, si Teuta, Agroni, Bardhyli, Priami Pirroburri, etj? Këto do i jepnin nderë shqiptarisë.
Po, kush e nisi këtë nismë me pasoja të rënda politike, të cilave ju të ministrisë as që ia dini të ardhmen. Pse nuk i pyesni historianët e vërtetë që e mendojnë të ardhmen e Kosovës? Kush ju mashtroi që të nisni një veto të të madhe në Bashkësinë Europiane kundër nesh.
Edhe unë jam me amasadorin gjerman kur thotë: “kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.”
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, e cila sipas Ministrisë së Kulturës është një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në këtë komunë.
Rohde ka deklaruar se kjo mënyrë e të kujtuarit është e gabuar, teksa bëri thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta sa i përket Holokaustit.
“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Mbro Faktet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.
Sipas tij, kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.
“Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.
Mendimi im: mos kundër Kosovës !
E shihni foton? Xhafer Deva një cukël në krahun e Kosta Peçancit, kriminelit më të madh çetnik në Kosovë?
Mësoni historinë ju të Ministrisë së Kulturës.
Po e jap në detaj: gjatë kohës së okupimit, Xhafer Deva ka ardhur në Gjakovë me qëllim të djegies së rrugës së shqiptarëve ortodoks në Gjakovë me shtëpi e katandi. Paria e kohës nuk e ka lejuar këtë krim që kishte me na u përmend tërë jetën.
E falemnderoj ambasadorin gjerman, zotin Rohde që ka dalë kundër këtij rindërtimi dhe me këtë i ka ndihmuar Kosovës.
Historia nuk “zbardhet” me bashkëpunëtorët e llojit të Kosta Peçancit !