Republika Çeke do t’i kërkojë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të ndryshojë emrin e tyre, në formën më të shkurtër “Çekia”, në ngjarjet sportive ndërkombëtare, tha një zëdhënëse e komitetit olimpik të vendit, COV.
”Një shumicë e qartë e atletëve olimpikë çekë e mbështesin vendimin”, tha COV.
Pritet një periudhë tranzitore dyvjeçare, por fanellat e disa skuadrave, si në basketboll, e mbajnë tashmë emrin Çekia.
Në vitet e fundit, presidenti çek Milos Zeman ka qenë veçanërisht aktiv në promovimin në nivel ndërkombëtar të përdorimit të shkurtesës së miratuar në vitin 2016.
Megjithatë, Republika Çeke përdoret ende gjerësisht.