Të dashur dhe shumë të respektuar e nderuar bashkëkombësit e mi, ju populli i shumë vajtur gjatë historisë nga armiqtë shekullor sllavo rus…
Edhe pse pas gjithë një kalvari të pa imagjinueshëm vuajtjesh , mjerimi dhe sakrificash, më në fund na erdhi liria për të cilën kemi derdhur një det gjaku, mund dhe sakrifica, Kosova u çliruar nga çizmja e sundimit shekullor barbare serb, dhe populli i Kosovës pas gjitha këtyre vajtjeve dhe mizorive serbe në fundin e tyre shijojë lirinë dhe të drejtën për të patur shtetin e tyre të pavarur dhe të drejtën për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë shtet!
Tani, ky shtet sa të mira ,po aq edhe të këqija i ka sjell e po i sjell këtij populli, për shkak të papunësisë, nivelit të ultë të jetesës, korrupsionit endemik, nivelit shumë të ultë të shërbimeve shëndetësore, punësimeve nepotike dhe partiake, krimit ekonomik të organizuar, bartës të secilit janë kryesisht figurat më eminente të pushtetit dhe familjarë e miq të tyre!
Lufta, pa parime dhe në kundërshtim me interesat madhore të vendit e subjekteve politike .
Niveli i arsimit dhe dijës në vendin tonë, në shtetin e Kosovës, është në nivelin më të mjerueshëm të mundshëm në komperacion me vendet e rajonit dhe të Evropës, ku synojmë të shkojmë!
Për të gjitha padrejtësitë dhe Format e shumta të kriminalitetit të cilat për çdo çast po e atakojnë popullin e Kosovës, përgjegjësia është e shtetit dhe e strukturave të caktuar të këtij shteti!
Njëra ndër fatkeqësitë më të mëdha të popullit të Kosovës është rënia rapide e nataliteti të popullsisë dhe ikja jashtë vendit e qytetarëve të Kosovës për një jetë më të mirë për shkak të papunësisë dhe varfërisë, për të gjitha këto anomali kush përveç shtetit dhe politikës aktuale të këtij shteti është përgjegjës?!
Madje, pasuritë e politikanëve pushtetar, në një shtet të varfër si Kosova, kanë arrit nivelin e pasurive të sheikëve arab, gjithashtu familjarët e pushtetëmbajtësve Kosovar jetojnë dhe shijojë jetën e familjeve mbretërore të dikurshme!
Sidoqoftë,nëse nuk ndryshojnë proceset për të mirë në Kosovë dhe shteti nuk Konsolidohet në nivelin e përgjegjësisë se tij për të përmirësuar nivelin e jetesës pa dallim të qytetarëve të tij në Kosovë, me të drejtë mund të dyshohet se historia e kalvarit të vajtjeve dhe mjerimit të qytetarëve të vendit tonë nuk do të kët të ndalur.