mehmedoviq kerkon masa me te rrepta ne maqedoni 61ed1598474f1

Mehmedoviq kërkon masa më të rrepta në Maqedoni

January 23, 2022
1 minut lexim

Mjeku Zllate Mehmedoviq kërkon masa më të rrepta për shkak se vetëm 40 për qind e popullatës është vaksinuar kundër coronavirusit.

“Duhet mbesin në fuqi masat aktuale për mbrojtje dhe të vendosen masa të reja më të rrepta për shkak se piku i virusit pritet të arrijë për 2-3 javë, në fillim ose në mes të muajit shkurt”, shprehet Mehmedoviq në intervistë për TV Shenja.

Sipas tij, arsyeja kryesore e numrit të vogël të të vaksinuarve në Maqedonisë është mosbesimi ndaj institucioneve.

Edhe pse lloji Omicron i virusit konsiderohet si formë më e lehtë e sëmindjes, mjeku Mehmedoviq paralajmëron se ky lloj shpërndahet 5 herë më shpejtë se lloji Delta i COVID-19.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 254.857 raste, ndërsa prej tyre 226.409 janë shëruar dhe 8.198 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.250 raste aktive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d183d182d180d0b5 d0bed0b4 1500 d0b4d0be 1630 d0bcd0b8d0bdd0b8d180d0b0d19ad0b5 d0bdd0b0 d0b0d0b2d182d0bed0bfd0b0d182d0bed182 d0bad0b8d187 61ed1069a9a81
Story i mëparshëm

Утре од 15:00 до 16:30 минирање на автопатот Кичево – Охрид

e verteta duhet thene sa here eshte ne interes te popullit dhe atdheut 61ed1d447eb6f
Story i radhës

E vërteta duhet thënë sa herë është në interes të popullit dhe atdheut

Të fundit nga

ShkoLartë