e sulmoi bashkeshorten 78 vjecari nga tetova ne paraburgim 6a2bdbb06a64e

E sulmoi bashkëshorten, 78-vjeçari nga Tetova në paraburgim

June 12, 2026
1 minut lexim
POLIC V

Një 78-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 74-vjeçare.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 09:00, në shtëpinë e tyre familjare. Si pasojë e sulmit, gruaja ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar nga mjekët në Spitalin Klinik të Tetovës.

Pas denoncimit, zyrtarët e SPB Tetovë e kanë privuar nga liria të dyshuarin në orën 16:00 dhe e kanë ndaluar në stacionin policor. Ndaj tij është ngritur kallëzim sipas nenit 130 të Kodit Penal.

Më pas, ai është paraqitur para gjyqtarit kompetent, i cili ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh. I dyshuari është dërguar në Burgun e Shkupit për zbatimin e kësaj mase.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bekim sali nga stambolli turqia mbetet partner i rendesishem ekonomik per maqedonine e veriut 6a2bda6072622
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali nga Stambolli: Turqia mbetet partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë e Veriut

2
Lajmi i radhës

Kostovski ndau 57 bursa për nxënësit më të suksesshëm të shkollave fillore në Butel

Të fundit nga

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë dakord për të mos pasur asnjëherë armë bërthamore, duke shtuar se Amerika
ShkoLartë