E shihni? Kjo është Kosova jonë sovrane, e cila vet di Krejt dhe Drejt të vendos si dhe me një kureshtje të paparë edhe po Guxon

min lexim

Çfarë bukuroshe na është bërë Republika e jonë Kosova. Dhe jo vetëm bukuroshe, por edhe si mbretëreshë duke iu larguar çdo ditë e më shumë labirinthit fatal politik të së kaluarës sonë të hidhet, e cila aty këtu realizonte suksese por sipas meje ato suksese ishin më shumë të trashëguara se sa të rritura të individëve të kohës në fjalë.

E sot?

Sot Kosova e jonë po lulëzon.

Dhe relacionet si;

Washingtoni, Brukseli, Parisi, Panama, Tailanda, Japonia, Greqia, Berlini, Londra, Stambolli, Vjena, Çekia e shumë e shumë shtete dhe qytete tjera botërore, tashmë me porta të hapura për bukuroshen tonë DARDANE – Kosovën që dit për ditë e më shumë me krenari krejt dhe drejt ardhmërisë, ngadalë por me plot siguri po guxon e marshon në rrugën e formimit të një shteti stabil dhe Evropës plakë si zonjë e rëndë shkëlqimin e hijeshinë e humbur dhe të venitur të harresës së saj po ia shton!

Por fatkeqësisht çka ta bën i yti, askush s‘ta bën!

E shih për këtë duke u nisur nga fakti se ndërgjegjja është Shtëpia e veprave, t’gjith akterëve politikë iu propozoi që dy herë të mendojnë dhe një herë të flasin në emër të së “mirës” për krijimin e Shtetit tonë Kosovës në mënyrë që po këta akterë të mos etiketohen dhe të renditen si persona që pështeyjnë lartë sepse pështyma e tyre do t’iu kthehet vet atyre si bumerang në fytyrë.

Le ta forcojmë Republikën tonë Kosovën me reforma e jo me sharja e fyerje rrugaço-rurale ndaj qeveritarëve aktualë për të mos harruar dhe anashkaluar faktin se secila apo secili që me shpirt, drejtësi e sinqeritet për VENDLINDJEN mundohet dhe kontribuon, herëdokurdo do t’ia arrijë qëllimit që edhe vet të pozicionohet si qeveritar: E në të ardhmen.

Por, pozicionimi arrihet vetëm me iniciativa dhe merita që do të thotë me reforma të reja në lëminë e drejtësisë dhe sigurisë si dhe me reformat inovative digjitale e shkencore, politiko-ekonomike si dhe Financiare e strategjike dhe se po këto arritje gjithmonë duhet të jenë parat dhe në dispozicion për një kohë të afërme të largët ne modusin “stand by“

Dhe se vetëm me kësi iniciativa transparente disa deputetë apo politikanë aktualë sharje-fyes, s’do të mund ti arrijnë qëllimet e tyre për arritur vendet e synuara adekuate për qeverisje.

Sepse me vokabulari arrogant që prezanton vetëm deficit të edukatës, qoftë ajo edhe familjare e viteve të kaluara të jetës së individëve, padron të vokabularit në fjalë – vokabulari imoral degjenerues me plot urrejtje nuk arrihet asgjë përpos urrejtjes.

Dhe se për të qeverisur siç i ka hije personave të zgjuar politik, me një retorikë gjithëpërfshirëse nevojitet inteligjencë e shquar spektakulare politike, e jo si “Fashion-Modela” t’ pispillosura që “kalërojnë si gazrat nëpër brekë” në sallën e parlamentit, duke përdorur një gjuhë që nuk i takon moralit politik të shekullit 22 si prezantues të të zgjedhurve të tyre me votë.

Dhe në fund po këta deputetë e deputete duhet të kuptojnë se për të qeverisur pa pengesa duhet menduar dhe punuar fort, mirë krejt dhe drejtë gjithashtu për këto cilët duhet të kenë prapa-masë dhe guxim.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina rikthen energjinë në centralin bërthamor të pushtuar nga Rusia

Story i radhës

Evitoni shpenzimin e tepruar të parave

Të fundit nga