E rëndë, babai godet me thikë vajzën në Kosovë

1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit, në Kosovë ku një baba ka goditur me thikë vajzën e tij.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërkohë deri më tani mësohet se rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje, ndërkohë që vajza ndodhet në spital.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, ka thënë Gashi./Express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Futbollistët Bardhi dhe Trajkovski si dhe trajneri Milevski do të marrin pasaporta diplomatike

Story i radhës

Fluturuan mbi Shqipëri, Ukraina furnizohet sërish me dronët turq

Të fundit nga