e njejta dore rama basha kryemadhi analizon deklaraten e kryeministrit per protestat 622bd8b10a7f6

“E njëjta dorë Rama-Basha”, Kryemadhi analizon deklaratën e kryeministrit për protestat

March 11, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që fajësoi opozitën për protesta dhe se kërkojnë rrëmijë.

Kryemadhi analizon të shkruarin e Ramës dhe Bashës dhe thotë se janë e njëjta dorë.

Ajo thekson se protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.

“Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ia shkruan statuset e njëjta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar.
Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë”
, deklaroi Kryemadhi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotesimet e ligjit per tatimin mbi vleren e shtuar dhe ligjit per akciza 622bd62779852
Story i mëparshëm

Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjit për akciza

punetoret e kopshtit zoologjik ne ukraine vriten ndersa po ushqenin kafshet 622bd8b943e21
Story i radhës

Punëtorët e Kopshtit Zoologjik në Ukrainë vriten ndërsa po ushqenin kafshët

Të fundit nga

Edhe këtë fundjavë protestë në Koçan

Familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në tragjedinë në Koçan sot po mbajnë një protestë të re në këtë qytet. Marshi nis në orën 16:05 nga parku i qytetit në Koçan
ShkoLartë