e nisem ngjitjen nga fundi rama per rezultatet e shqiperise ne pisa 2025 sot jemi te paret ne matematike 6aa6723cbaef5

“E nisëm ngjitjen nga fundi”, Rama për rezultatet e Shqipërisë në PISA 2025: Sot jemi të parët në matematikë

September 13, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Rama gjatë episodit të ditës së sotme të podcastit “Flasim”, foli për rezultatin e Shqipërisë në testin e PISA 2025.

Kryeministri tha se rezultati i mirë vjen nga puna e jashtëzakonshme që është bërë për përmirësimin e sistemit arsimor.

Ai më tej shprehu se Shqipëria e kishte nisur ngjitjen nga fundi dhe se sot është e para në matematikë.

“Nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfundojnë pushimet dhe përgatitjet e vitit dhe po nis një vit i ri arsimor. Nuk mund të rri dot pa e shfrytëzuar këtë rast për të shprehur kënaqësinë e jashtëzakonshme për rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025, të cilat janë fryt i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, një përpjekjeje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës, teksteve, administrimit të shkollave ku sot kemi një numër jo të vogël drejtuesish që kalojnë te Shkolla e Drejtorëve dhe si rezultat i gjithë intensitetit dhe ndërveprimit mes shkollës e prindërve. Nuk u heq asnjë presje atyre që nënvizojnë meritën e nxënësve, por nga ana tjetër nxënësit ishin po aty, ndërkohë që pjesët e tjera nuk ishin aty siç duhet dhe prandaj rezultatet e PISA-s nuk ishin të tilla dhe Shqipëria e filloi këtë ngjitje nga fundi, të fundit në distancë nga të tjerët dhe sot jemi të parët në matematikë”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zedhenesi i aleances akuzon vv ne per votimin e vujoviqit u dorezuan para agjendes se listes serbe 6aa671932dadd
Lajmi i mëparshëm

Zëdhënësi i Aleancës akuzon VV-në për votimin e Vujoviqit: U dorëzuan para agjendës së Listës Serbe

atmosfera politike para zgjedhjeve ne dy lande gjermane 6aa6727110605
Lajmi i radhës

Atmosfera politike para zgjedhjeve në dy lande gjermane

Të fundit nga

ShkoLartë