Inis Neziri, një nga këngëtaret më të talentuara të muzikës shqiptare, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse është në një lidhje, ajo tha se për momentin është beqare, por dikur ka qenë e dashuruar dhe është zhgënjyer shumë.
Ester Bylyku: Ndodh që vajzat të hapin profile fallco në rrjetet sociale për të parë çfarë ndodh me jetën e ish të dashurit. Ty a të ka ndodhur?
Inis Neziri: Po e kam bërë. Kam investiguar një vit për të, dhe çdo ditë e më shumë zhgënjehesha nga ato që shihja.