e moshuara prej 24 oresh e vdekur ne banese familjaret nuk i afrohen dot shtepise se bllokuar nga bora 61f0069c7df39

E moshuara prej 24 orësh e vdekur në banesë, familjarët nuk i afrohen dot shtëpisë së bllokuar nga bora

January 25, 2022
1 minut lexim

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë nga shkaqe natyrale, por askush nuk mund t’i afrohet shtëpisë së saj për shkak të borës që ka bllokuar rrugët në Atikë.

Të afërmit nuk kanë mundur të shkojnë të marrin trupin e vdekur për të kryer ritualet e varrimit.

Për pasojë e moshuara ka 24 orë e vdekur në shtëpi.

Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili ka raportuar në media se gjyshja e tij ka vdekur brenda shtëpisë së saj në Anthousa të Athinës.

Sipas familjarëve të saj, për shkak të motit të keq, në shtëpi nuk mund të afrohen as mjeku dhe as personat nga shërbimi i zyrës së funeraleve.

 “E kam gjyshen të vdekur prej 24 orësh në shtëpinë e saj në Anthousa. Ka ndërruar jetë nga pleqëria”, ka thënë nipi i gruas fatkeqe.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

whatsapp se shpejti mund te lejoje transferimin e bisedave nga android tek ios 61f006910fc24
Story i mëparshëm

WhatsApp se shpejti mund te lejoje transferimin e bisedave nga Android tek iOS

kur eshte e pranueshme ti anashkaloni ushtrimet dhe te beni nje pushim te mire 61f006a1ee093
Story i radhës

Kur është e pranueshme t’i anashkaloni ushtrimet dhe të bëni një pushim të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë