WhatsApp se shpejti mund te lejoje transferimin e bisedave nga Android tek iOS

WhatsApp mund te jete duke punuar ne një zhvillim qe te lejon ta transferosh historinë e bisedave tuaja nga Android tek iOS, raporton WABetaInfo përmes Android Central.

Ky tipar I ri si fillim u pikas ne versionin e fundit beta te WhatsApp për iOS, dhe vërteton informacionet e WABetaInfo. Te dyja përditesimet sillen rreth një tipari te ri qe te lejon te transferosh bisedat e tua te WhatsApp nga Android tek iOS duke përdorur Move to iOs App.

WABetaInfo gjithashtu shpërndau disa foto qe tregojnë se si do duket ky tipar i ri.

Gjykuar nisur nga imazhet, duket se WhatsApp do kërkoje leje para se te nise procesin e transferimit, dhe pastaj do instruktoje përdoruesin qe te mos e fike telefonin dhe aplikacionin gjate këtij procesi.

WhatsApp si fillim lejoi përdoruesit të transferojnë nga iOS tek Samsung ne shtator dhe pastaj e zgjeroi duke lejuar ti kalojnë nga iOS në Google Pixel apo Android 12.

Ky zhvillim do ishte mjaft i mire, megjithatë akoma nuk behet me dije se kur do ndodhe./PC World Albanian.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë deputetet e reja të LSDM-së në Kuvend

Story i radhës

E moshuara prej 24 orësh e vdekur në banesë, familjarët nuk i afrohen dot shtëpisë së bllokuar nga bora

Të fundit nga