E moshuara prej 24 orësh e vdekur në banesë, familjarët nuk i afrohen dot shtëpisë së bllokuar nga bora

January 25, 2022
1 minut lexim

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë nga shkaqe natyrale, por askush nuk mund t’i afrohet shtëpisë së saj për shkak të borës që ka bllokuar rrugët në Atikë.

Të afërmit nuk kanë mundur të shkojnë të marrin trupin e vdekur për të kryer ritualet e varrimit.

Për pasojë e moshuara ka 24 orë e vdekur në shtëpi.

Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili ka raportuar në media se gjyshja e tij ka vdekur brenda shtëpisë së saj në Anthousa të Athinës.

Sipas familjarëve të saj, për shkak të motit të keq, në shtëpi nuk mund të afrohen as mjeku dhe as personat nga shërbimi i zyrës së funeraleve.

 “E kam gjyshen të vdekur prej 24 orësh në shtëpinë e saj në Anthousa. Ka ndërruar jetë nga pleqëria”, ka thënë nipi i gruas fatkeqe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

WhatsApp se shpejti mund te lejoje transferimin e bisedave nga Android tek iOS

Story i radhës

Kur është e pranueshme t’i anashkaloni ushtrimet dhe të bëni një pushim të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë