BIRN i kontrolloi spekulimet që dolën në publik ditët e fundit se Grubi banon në Shqipëri, afër Durrësit, pra se ka nënshtetësi shqiptare. Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, për të cilin është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar si i dyshuar në çështjen e “Lotarisë Shtetërore”, nuk ka nënshtetësi shqiptare, tha për BIRN Arta Sakja, këshilltarja për media e presidentit shqiptar, raporton Prizma, përcjell Nistori.
Gazetarët e BIRN në Shqipëri, nga ana tjetër, nuk gjetën asnjë shënim në “Gazetën Zyrtare” që Grubi ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, fundjavën e kaluar, në një dalje të ftuar në televizionin shqiptar Ora News, tha se Artan Grubi nuk është më në Kosovë, por është në Shqipëri.
Grubi prej dhjetë ditësh nuk është në dispozicion të organeve të rendit. Më 17 dhjetor, Gjykata Penale i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa një ditë më pas Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lëshoi fletarrest ndërkombëtar për të.
Për vendimin e paraburgimit ka bërë ankesë avokati i Artan Grubit, por pas disa ditësh Gjykata Penale e ka rrëzuar kërkesën.
Artan Grubi dhe ish-drejtori i ShA “Lotaria e Shtetit”, Përparim Bajrami, dyshohet se si bashkëekzekutues dhe persona përgjegjës në ShA “Llotaria e Shtetit”, në vitin 2023 i kanë shkaktuar kompanisë dëm shoqërisë aksionare me qëllim të pranimit të kundërligjshëm të mjeteve buxhetore nga Lotaria në shumën mbi 8 milionë euro. Prokuroria dyshon për veprën penale të përvetësimit të shërbimit.
Hetimet ndaj Grubit u shpeshtuan pasi ai u vendos në të ashtuquajturën Lista e zezë amerikane. Ai u vendos në këtë listë së bashku me gjyqtarin Enver Bexheti, sipas vendimit të Uashingtonit, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm, konkretisht për marrje ryshfeti në lidhje me gjykimet e lidhura me ish-drejtorin e ish-Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov.
Burimi: alfax.mk