e ka kape edhe be ne buzhala reagon pas zhvillimit per hapjen e ures se ibrit ja cka thote per kurtin 6a8381d82fd4f

“E ka kapë edhe BE-në” – Buzhala reagon pas zhvillimit për hapjen e urës së Ibrit – ja çka thotë për Kurtin

August 17, 2026
1 minut lexim

Viktor Buzhala ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me hapjen e urës së Ibrit, e cila për 27 vjet ka qenë e mbyllur dhe e ndarë mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar këtë zhvillim në favor të kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi, Buzhala ka përdorur ironi për të komentuar raportin e Kurtit me Bashkimin Evropian, duke thënë se kryeministri ka arritur ta bindë edhe BE-në për hapjen e urës.

“Albini po get e ka kapë edhe Bashkimin Europian. Imagjinojeni arriti me i bindë që me e hapë pas 27 vjetësh një urë që ka qenë e dizajnuar deri me 2020 me qenë pikë kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Reagimi vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian ka konfirmuar se janë përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pas vendimit të KFOR-it për të nisur një tranzicion gradual të pranisë së tij të përhershme ushtarake në këtë lokacion.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spitalet ne kercove tetove dhe shtip nuk do te ndertohen me kredine britanike por me kredi nga banka boterore dhe bei 6a836b4d016c1
Lajmi i mëparshëm

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

mbyllet protesta e 79 te qytetaret te vendosur ne revolten kunder qeverise arrestoni ramen dhe belinden 6a83824f18894
Lajmi i radhës

Mbyllet protesta e 79-të, qytetarët të vendosur në revoltën kundër qeverisë: Arrestoni Ramën dhe Belindën!

Të fundit nga

ShkoLartë