spitalet ne kercove tetove dhe shtip nuk do te ndertohen me kredine britanike por me kredi nga banka boterore dhe bei 6a836b4d016c1

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

August 17, 2026
min lexim
Spitali tetove emergjenca 1

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet të nënshkruajë memorandum me Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) për financimin e investimeve kapitale në spitalet klinike në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip, transmeton Portalb.mk.

Financimi do të jetë i kombinuar nga të dy institucionet ndërkombëtare, ndërsa Ministria e Financave e ka vlerësuar këtë ofertë si më të favorshme për shkak të afatit më të gjatë të shlyerjes dhe komponentit të grantit.

Njoftimi i ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski se spitalet do të ndërtohen, përkatësisht do të rikonstruktohen me mjete nga Banka Botërore dhe BEI, është njoftim i ri pas njoftimeve të mëparshme se paratë për këto projekte do të siguroheshin përmes marrëveshjes “qeveri me qeveri” mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut, të nënshkruar më shumë se një vit më parë.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të shpallet tenderi për përfundimin e fazës së parë të spitalit në Shtip, projekt i paraparë të realizohet në dy etapa.

Projekti në Tetovë, tha ai, është në fazë të avancuar, ndërsa për të tre objektet kryesore, në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë, tashmë është formuar gup pune që komunikon çdo ditë me Bankën Botërore.

Për shkak të ndryshimeve demografike, objekti i nisur në Kërçovë është shumë i madh për nevojat e komunës. Për këtë arsye po shqyrtohet lokacion alternativ në tokë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, në kazermën e vjetër në hyrje të Kërçovës.

“Për të tre projektet Banka Botërore ka pyetjet e veta, ne japim përgjigje, komunikojmë çdo ditë dhe kemi formuar ekipin që do të punojë për këtë. Kjo është ndër prioritetet absolute”, tha Klekovski.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në qershor të vitit të kaluar tha se me kuadrin e dakorduar në parim me Mbretërinë e Bashkuar do të punohej për përfundimin e Spitalit Klinik në Shtip, ndërtimin e një objekti të ri për Fakultetin e Mjekësisë së bashku me një konvikt studentor me 200 shtretër, rikonstruksionin e Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe përfundimin dhe ndërtimin e një spitali me veprimtari të zgjeruar dhe një qendre shëndetësore në Kërçovë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chiara ferragni nuk e fsheh me dashurine publikon fotot romantike me partnerin 6a83675c1d03a
Lajmi i mëparshëm

Chiara Ferragni nuk e fsheh më dashurinë, publikon fotot romantike me partnerin

e ka kape edhe be ne buzhala reagon pas zhvillimit per hapjen e ures se ibrit ja cka thote per kurtin 6a8381d82fd4f
Lajmi i radhës

“E ka kapë edhe BE-në” – Buzhala reagon pas zhvillimit për hapjen e urës së Ibrit – ja çka thotë për Kurtin

Të fundit nga

TVSH-ja e dizelit ulet nga 18 në 10%

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës
ShkoLartë