e gjithe linja e frontit eshte e mbushur me kufoma dhe pajisje te pushtuesve 62249a60c7702

“E gjithë linja e frontit është e mbushur me kufoma dhe pajisje të pushtuesve”

March 6, 2022
1 minut lexim

Ukraina thotë se më shumë se 11 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

Komanda ushtarake e Ukrainës sot (e diele) ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se më shumë se 11,000 trupa ruse janë vrarë që kur presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë shtetit të Evropës Lindore më 24 shkurt.

Më tej theksohet se forcat ruse kanë pësuar humbjen e 2000 njësive të armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke përfshirë 285 tanke, 44 avionë dhe 48 helikopterë.

“Në rajonin e Luhanskut, e gjithë linja e frontit është e mbushur me kufoma dhe pajisje të pushtuesve”, thuhet në komunikatën e ministrisë të bërë të dielën, ditën e njëmbëdhjetë të pushtimit rus. Rusia nuk ka pësuar kaq shumë viktima gjatë luftimeve në asnjë nga konfliktet e saj të armatosura që nga fillimi i saj”, kishte thënë ministri ukrainas i mbrojtjes, pa raportuar për viktima nga pala ukrainase.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

8 muajt me te gezueshem ne jeten e eni vasilit 62249a5d2c082
Story i mëparshëm

8 muajt më të gëzueshëm në jetën e Eni Vasilit

1
Story i radhës

Enuzi: “Higjiena Komunale Shkup” në terren që nga fillimi i rreshjeve të borës

Të fundit nga

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq. Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale
ShkoLartë