Enuzi: “Higjiena Komunale Shkup” në terren që nga fillimi i rreshjeve të borës

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, ekipet e NP “Higjiena Komunale Shkup” sot në mëngjes ka filluar aktivitetet për pastrimin e borës, me qëllim që të mundësohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe qarkullimi i sigurt i makinave në trafik.

“Ndërrmarrja punon me kapacitet maksimal dhe angazhim të të gjithë të punësuarve në terren, po përdoren mjete të posaçme komunale – multikultivatorë dhe hedhës të kripës. Po pastrohet zona qendrore e qytetit, sheshi dhe rruga ,”Maqedonia”, Çarshia e Vjetër, shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat “Goce Dellçev” dhe “Liria” si dhe të gjitha urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit”, ka shkruar Enuzi.

Sipas drejtorit të NP “Higjiena Komunale Shkup”, Zudi Enuzi, ndërmarrja që ai drejton do të vazhdojë me aktivitetet për pastrimin e borës gjatë gjithë ditës dhe sipas nevojës do të jetë 24/7 në terren.

Story i mëparshëm

“E gjithë linja e frontit është e mbushur me kufoma dhe pajisje të pushtuesve”

Story i radhës

22 qendra në Vorë pa kryetarë komisionesh nga PD, Celibashi: KZAZ respektoi ligjin, procesi vijon

Të fundit nga