E gjatë 25.5 km, kushton 63 milionë euro! Qeveritarët “inspektojnë” rrugën Rankovcë-Kriva Pallankë

Përfaqësues qeveritarë me në krye kryeministrin Talat Xhaferi, së bashku me ministrin e transportit Bllagoj Boçvarski, ministrin e bujqësisë Lupço Nikollovski dhe drejtorin e ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore” kryen mbikëqyrje të punimeve në rrugën që e lidhë Rankovcën me Kriva Pallankën, përcjell TV21. Sipas ministrit të transportit Bllagoj Boçvarski, kjo rrugë do të ndërtohet në dy faza ndërsa gjatësia e përgjithshme është 25.5 km. Qëllimi, siç tha, është rritja e nivelit të sigurisë gjatë udhëtimit. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes “Rrugë Shtetërore”, vlera e përgjithshme e punimeve do të kapë shifrën prej 63 milionë eurove.

Rruga ekspres Rankovc-Kriva Pallankë me gjatësi të përgjithshme 25.5 km ndërtohet në dy faza. Sot jemi prezent në fazën e parë nga kjo rrugë eksprese me të cilën ngrisim nivelin e sigurisë gjatë udhëtimit, eliminojmë pikat e zeza që për mua janë të rëndësishme në pjesë ne sigurisë së udhëtarëve. Sigurojmë kushte më të mira për të gjithë qytetarët dhe kompanitë të cilat kalojnë në këtë pjesë të vendit”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit  dhe Lidhjeve.

“Pjesa e parë në Jabollçishtë do të jetë në gjatësi prej 15.5 km ku ndodhemi tani. Pjesa e dytë është Kriva Pallankë-Jabollçishtë me gjatësi 10km. Vlera e projektit është 63 milionë euro, mjete të siguruara nga Banka Botërore. Afati për përfundimin e ndërtimit të rrugës eksprese, në përputhje me marrëveshjen është maji i 2024”, pohoi Ejup Rustemi, drejtor i N.P.“Rrugët Shtetërore”.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Djegia e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit, Kurti: Akt terrorist

Story i radhës

Shoqatat e mediave/ Dyshime për Korrupsion gjatë fushatës me portale pa gjurmë dhe pa pronar

Të fundit nga