​Djegia e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit, Kurti: Akt terrorist

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, i janë djegur dy lokale në qendër të Zveçanit, duke thënë se kjo paraqet një akt terrorist e qyqar.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo po ndodh ndaj Tomaniq dhe serbëve që duan të pavarësohen nga Beogradi që i shantazhon.

“Pikërisht me 8 Mars, elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhin”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, “është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre.”

Kurti shpreson që edhe ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar.

Story i mëparshëm

Universiteti i Tetovës me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizoi Akademi solemne

Story i radhës

E gjatë 25.5 km, kushton 63 milionë euro! Qeveritarët “inspektojnë” rrugën Rankovcë-Kriva Pallankë

Të fundit nga