Shoqatat e mediave/ Dyshime për Korrupsion gjatë fushatës me portale pa gjurmë dhe pa pronar

Reklamimi politik me pagesë mund të jetë ende subjekt i korrupsionit apo abuzimit partiak mediatik. Kështu thonë në reagim për mediat, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias dhe nga Këshilli për Etikë në Media.

Në Kumtesën e përbashkët, thuhet se për zgjedhjet e ardhshme nuk janë marrë parasysh ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhore. Andaj në KSHZ janë paraqitur 249 media online për të marrë financa shtetëror për reklama politike gjatë fushatës zgjedhore. Ata thonë se disa prej portaleve janë faqe pa pronarë, portale të sapokrijuara që dyshohet se janë formuar qëllimisht vetëm për të marrë para për fushatën. Është e nevojshme të bëhen ndryshime urgjente në Ligjin për media për krijimin e një regjistri të mediave online në Maqedoni. Për këto ndryshime ligjore SHGM-ja, LSGM-ja dhe KEMM-ja i kanë kërkuar vazhdimisht MPB-së si ministri kompetente, por qartësisht mungon vullneti politik për zgjidhje konstruktive ligjore./tvklan.mk

Story i mëparshëm

E gjatë 25.5 km, kushton 63 milionë euro! Qeveritarët “inspektojnë” rrugën Rankovcë-Kriva Pallankë

Story i radhës

Gratë i “rrjepin” burrat për festën e 8 Marsit

Të fundit nga