Të gjitha femrat kanë të veçantat e tyre, por disa prej tyre janë më tërheqëse se të tjerat. Sipas horoskopit, femrat e këtyre shenjave janë më joshëset.
Dashi
Femrat e kësaj shenje janë ndër më joshëset e horoskopit. Janë luftëtare, provokuese dhe tepër flirtuese. Ato nuk i fshehin interesat e tyre, janë të drejtpërdrejta dhe e shprehin hapur pëlqimin ndaj dikujt. Kur njëfemër e shenjës së Dashit është e interesuar për një mashkull, askush nuk mundet ta ndalë dot. Bëhet mjaft joshëse dhe asnjë mashkull nuk i reziston dot. Femrat e kësaj shenje shkojnë më mirë me meshkujt e shenjës së Luanit, Peshores dhe Akrepit.
Demi
Janë femrat më joshëse të horoskopit. Arrijnë ta bëjnë botën për vete me feminilitetin e tyre. U pëlqen ta planifikojnë gjithçka që duan të realizojnë dhe kur e arrijnë atë që duan, adrenalina e tyre rritet deri nëpikën që i shndërron në femra pasionante dhe intensive. Femrave të kësaj shenje u pëlqejnë marrëdhëniet e qëndrueshme, ku ka mjaftueshëm besim sa të tregojnë anën e tyre të ëmbël të personalitetit. Shkojën shumë mirë me meshkujt e shenjës së Binjakëve dhe Akrepit.
Luani
Femrat e shenjës së Luanit janë të zgjuara, të bukura, pasionante dhe të forta. Janë mjaft të përkushtuara për ta arritur atë që duan. Të mbajturit nën kontroll të situatave është një nga cilësitë më të veçanta tëfemrave të kësaj shenje. U pëlqejnë gjërat e vështira dhe të pamundura, pasi studiojnë çdo detaj dhe bëjnëgjithçka për ta mbajtur çdo situatë nën kontroll. Janë argëtuese, dinamike dhe kreative. Përputhen mirë me meshkujt e shenjës sëShigjetarit, Luanit dhe Peshores.
Shigjetari
Femrat e shenjës së Shigjetarit janë të forta dhe të pavarura. Ato janë entuziaste dhe u pëlqen shumë tëluajnë. Duke qenë se nuk e durojnë dot rutinën, eksperimentojnë përherë gjëra të reja, gjë që i bën femra tepër joshëse në sytë e meshkujve. Është tepër e vështirë të mos duket tërheqëse një femër e kësaj shenje. Ato përshtaten mjaft mirë me meshkujt e shenjës së Dashit, Luanit dhe Shigjetarit.
Bricjapi
Femrat e shenjës së Bricjapit e dinë saktësisht se çfarë duan. Kjo është arsyeja se pse kur duan dikë, bëjnëçdo gjë për ta bërë atë për vete. Janë praktike dhe të përgjegjshme. Nuk sillen asnjëherë në mënyrëagresive. Edhe pse ndonjëherë u duhet kohë për ta bërë për vete dikë, kur e bëjnë për vete, ndihen tepër tëemocionuara. Janëtë pështatshme me meshkujt e shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit.