E dashura e Kanye West mohon lajmet e ndarjes: Kini respekt, është ditëlindja e tij

June 9, 2022
1 minut lexim

Chaney Jones iu kundërpërgjigj lajmeve se ajo dhe Kanye West janë ndarë, përmes një videoje dedikuar ditëlindjes së 45-të të reperit.

Jones ndau një montazh në Instagram që shfaqte foto të saj dhe West gjatë gjithë lidhjes së tyre dhe shkroi: “Gëzuar ditëlindjen zemër, të dua.”

Ajo gjithashtu mohoi lajmet në një koment në postimin e TMZ, duke shkruar:

“Ju lutem, ndaloni së postuari dhe përhapuri lajme të rreme për marrëdhënien time. Kini pak respekt, është ditëlindja e tij.”

Të mërkurën pasdite, ajo postoi një tjetër video të çiftit në një makinë me mbishkrimin:

“Të qesh me ty është gjëja ime e preferuar”.

Megjithatë, nuk dihet pse Jones i fshiu të gjitha fotot me Kanye-n nga profili i saj në Instagram, gjë që nxiti më tej thashethemet e ndarjes.

Një burim nga ana e West tha për Page Six se marrëdhënia e reperit dhe Jones u bë “e paqëndrueshme” pas udhëtimit të tyre në Tokio në maj, por gjithashtu pranoi historinë e sjelljes së çrregullt të West. Disa orë më vonë, TMZ raportoi se çifti ishin ndarë pas udhëtimit në Japoni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marrëveshja mes Newcastle dhe Lille është shumë e afërt

Story i radhës

Edhe ky vend nis të zbatojë planin me 4 ditë pune në javë

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë