E çmoj Kurtin, por e mëriton ta lexojë këtë letër sado modeste që është!

February 22, 2022
1 minut lexim

I nderuari z. Kryeministër Kurti.

Prononcimi i juaj se sipas të dhënave të BQK-së, rritja ekonomike në vend është në nivelin 9%, ishte mjaftë shpresëdhënëse për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës , në një kohë krize në të cilën është rritur kosto jetesës për shkak të rritjes astronomike të çmimeve të artikujve të konsumit të përditshëm.

Dukët e pakuptimtë thënia se niveli i rritjes ekonomike 9%, në vend që të ulë varfërinë, përkundrazi në vend ka marrë përmasa shqetësuese.

Ngritja ekonomike në secilin vend para së gjithash ndikon në përmirësimin e jo në keqësimin e nivelit të jetës së qytetarëve siç po ndodhë realisht në vendin tonë.

Z. Kryeministri Kurti, shmanguni nga doktrinat teorike ekonomike. Në qoftë se dëshironi për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë në këtë kohë krize urgjentisht ngrisni rrogën minimale dhe pastaj vazhdoni me reforma tjera për t’i ndihmuar qytetarët për ta përballuar jetën, e cila iu është rrezikuar për shkaqe të cilat i kemi të njohura të gjithë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ShBA do të zhvendosë avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues në Baltik dhe Evropën Lindore

Story i radhës

Osmani: Edhe RMV mund të jetë pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë