Dymbëdhjetë vite më parë u qëllua për vdekje Harun Aliu- Komandant Kushtrimi së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni.
I pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht implementimi i saj ai së bashku me disa shokë të tij në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare. Ashtu siç nuk pushonte ëndrra e tij për përmbushjen e idealit të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare, nuk përfunduan sulmet dhe skenarët ndaj tij.
Më 3 janar të vitit 2008 persona të panjohur në Shkup sulmuan një automjet të policisë ku mbeti i vrarë polici Zoran Markovski dhe disa të tjerë u plagosën. Për këtë incident policia e Maqedonisë akuzoi Harun Aliun si pjesë e grupit që kishte kryer sulmin dhe më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm. Që nga ky rasti Harun Aliu arratiset dhe ishte i pakapshëm për autoritetet. Ai në disa deklarata të tij më pas mohoi ta ketë kryer sulmin dhe akuzoi se bëhet fjalë për proces të montuar politik ndaj tij nga Qeveria e Maqedonisë.
Tre muaj më vonë Maqedonia u zgjua me një lajm të hidhur që tronditi gjithë opinionin shqiptar. Policia njoftoi se në orët e mëngjesit në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Radushë ka neutralizuar një grup të armatosur prej katër personave të cilët kanë udhëtuar me një furgon të bardhë përplot me armatim. Më vonë u kumtua se të vrarët nga ana e policisë ishin Xhafer Shala 31 vjeçar nga Prishtina, Qemal Fejzullahun 47 vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit, Shaban Zenuni 36 vjeçar nga fshati Merovë i Tetovës dhe Harun Aliu, 39 vjeçar nga Shkupi.
Varrimi i Kushtrimit u bë në lagjen Hasanbeg të Shkupit me ceremoni fetare dhe kombëtare, ku morën pjesë mijëra shqiptarë, familjarë, miq, shokë të luftës dhe veprimtarisë atdhetare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

Dymbëdhjetë vite nga vrasja e Harun Aliut me shokë

- Tulisa shfaqi gjoksin e saj në veshjen e fundit teksa feston në Mançester
- Incident në qendër të Liverpool-it: Vetura godet këmbësorët – këto janë detajet
- Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm
- Krasniqi: Tre deputetë të PDK-së, të gatshëm ta votojnë Haxhiun veç me votim të fshehtë
Të fundit nga

Tulisa shfaqi gjoksin e saj në veshjen e fundit teksa feston në Mançester
Tulisa shfaqi gjoksin e saj me një veshje shumë zbuluese ndërsa doli në Mançester të dielën për një festë festash. Këngëtarja, 35 vjeç, tregoi trupin e saj të hollë me veshjen, e

Incident në qendër të Liverpool-it: Vetura godet këmbësorët – këto janë detajet
Tronditje në festimin e kampionatit të Liverpool FC ku mbetën 27 të plagosur. Kryeministri Starmer, u shpreh se ka parë skena të tmerrshme. Një makinë u përplas me një turmë në paradën

Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm
Igli Tare tashmë ka qenë duke punuar mbi të ardhmen e Milanit për disa ditë me radhë, pasi ka marrë dritën e gjelbër nga klubi. Gjatë ditës së sotme (e hënë) u

Krasniqi: Tre deputetë të PDK-së, të gatshëm ta votojnë Haxhiun veç me votim të fshehtë
Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se tre deputetë të PDK-së janë të gatshëm ta votojnë Albulena Haxhiun. Ai tha se bëhet fjalë për dy deputete dhe një deputet dhe se këtë do ta

Jeta luksoze e Dritan Gjikës në Emiratet e Bashkuara: Si e fshihte aktivitetin kriminal bosi i mafies shqiptare në Ekuador
Dritan Gjika, 47-vjeçari shqiptar i identifikuar si kreu i një organizate kriminale me bazë në Ekuador, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol