Akuza të rënda nga vëllai i Rabiot

Nuk e ka “kafshuar gjuhën” fare James Rabiot, vëllai i futbollistit të Juventusit, Adrien, i cili në postimet e tij në Instagram akuzoi rëndë Interin dhe arbitrat, pas asaj që ndodhi mbrëmë në finale e Kupës së Italisë, me dy penallti në favor të zikaltërve.

Modeli ishte i pranishëm në “Olimpico”, siç tregohet nga videot e postuara dhe mbi të gjitha nga mesazhi i diskutueshëm pas 4-2, që i dha kupën skuadrës së Simone Inzaghi: “InterCorruptionVar FC-Juve 4-2, faleminderit VAR, faleminderit arbitër”.

Ky është një përkthim fjalë për fjalë i asaj që shkruan në frëngjisht vëllai i mesfushorit bardhezi. Akuza është e fortë nga “nofka” e zgjedhur për klubin zikaltër “Inter CorruptionVar FC” deri te falenderimet ironike për VAR-in dhe arbitrin.

Një qëndrim shumë i ashpër, i rikonfirmuar edhe më vonë, kur ai ndante gjithmonë artikuj në Instagram që ia kishin zënë fjalitë, duke komentuar me “tout à fait” (dmth “absolutisht”).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dymbëdhjetë vite nga vrasja e Harun Aliut me shokë

Story i radhës

Kallëzim penal për Donald dhe Romeo Veshajn/ Filmuan klip brenda muzeut për këngën e re

Të fundit nga