dyfishohet numri i ankesave per qasje te lire tek informatat 69fc498f6a368

Dyfishohet numri i ankesave për qasje të lirë tek informatat

May 7, 2026
min lexim
agencija 3

Numri i ankesave për kërkesa të papërgjigjura nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut përmes Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik është dyfishuar. Agjencia ende nuk e ka publikuar raportin vjetor në uebfaqen e saj, kështu që Prizma e shfrytëzoi të drejtën për qasje të lirë në informacion me karakter publik për t’i kërkuar statistikat vjetore për vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigjet e dërguara shkruan se vitin e kaluar pranë Agjencisë kanë arritur 626 ankesa, që është pothuajse dy herë më shumë se sa numri i ankesave të dorëzuara në këtë institucion në vitin 2024, kur ka pasur gjithsej 354.

Nëse merren parasysh vitet e mëparshme kjo është një rritje e madhe e numrit të ankesave.

Infografik: Portalb.mk, burimi: PrizmaInfografik: Portalb.mk, burimi: Prizma

” data-image-caption=”

Infografik: Portalb.mk, burimi: Prizma

” data-medium-file=”https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2026/05/Infog.png?fit=240%2C300&ssl=1″ data-large-file=”https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2026/05/Infog.png?fit=819%2C1024&ssl=1″>

Infografik: Portalb.mk, burimi: Prizma

Pothuajse 70 përqind e ankesave, ose 438 nga 626 ankesa, janë për shkak të heshtjes së administratës.

Të dhënat nga Agjencia tregojnë se gjysma e ankesave të pranuara vitin e kaluar, 344, janë dorëzuar nga qytetarët. Pas tyre radhiten organizatat e shoqërisë civile me 194, ndërsa pastaj kompanitë dhe gazetarët.

Sipas të dhënave që i morëm nga Agjencia vihet re edhe një regres sa i përket detyrimit të poseduesve të informacionit për dorëzimin e raporteve vjetore. Nga gjithsej 1.456 posedues të informacionit me karakter publik raporte të tilla kanë dorëzuar 1.294 prej tyre, ose rreth 89%. Në vitin 2024 kjo përqindje ishte mbi 96%.

Ky institucion ishte i bllokuar tre muaj e gjysmë sepse drejtoreshës së mëparshme, Pllamenka Bojçeva, i kishte përfunduar mandati, ndërsa zëvendësi e saj u bë këshilltar në Komunën e Kumanovës.

Kuvendi publikoi dy shpallje për emërimin e drejtorit, por të parin e anuloi.

Procedura përfundoi me zgjedhjen e drejtorit të ri më 8 prill. Kuvendi për këtë post e zgjodhi Petar Gajdovin.

Në një intervistë për BIRN ai tha se po përpiqen ta përballojnë fluksin e ankesave që kishin arritur gjatë kohës kur ky institucion ishte i bllokuar.

 

Në ndërkohë Gjykata Kushtetuese për herë të parë konstatoi shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të gazetarit David Ilievski, për shkak të mosdhënies së informacionit me karakter publik dhe e urdhëroi poseduesin e informacionit, Bankën për Zhvillim të Maqedonisë, t’ia dorëzojë atij informacionin e kërkuar me karakter publik.

Ky trend vjen në një kohë kur vendi po shënon rënie të indeksit për lirinë e medias. Në indeksin e fundit Maqedonia ka shënuar një rënie për tre vende dhe këtë vit u rendit në vendin e 45. Me rënien e vitit të kaluar për dy vjet vendi ka rënë plot nëntë vende më poshtë në këtë indeks dhe ka kaluar nga “i kënaqshëm” në “problematik”.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani e shqyrton propozimin amerikan mes optimizmit dhe kercenimeve nga trumpi 69fc411b7efb0
Lajmi i mëparshëm

Irani e shqyrton propozimin amerikan mes optimizmit dhe kërcënimeve nga Trumpi

Të fundit nga

Vrasja e Auron Thaqit, të akuzuarit sot para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prizren sot do të vazhdojë seanca gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes tragjike të të riut Auron Thaqi. Seanca është paraparë të nisë nga ora 09:30. Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka
ShkoLartë