Paulo Dybala do të jetë lojtar i Inter.
Sipas mediave argjentinase, Dybala ka arritur marrëveshje personale me Interin.
Lojtari do të jetë tek Inter me një kontratë katërvjeçare dhe tashmë gjithçka është vetëm punë zyrtarizimi.
Ishte e qartë qysh nga java e kaluar se negociatat kishin avancuar, kur agjenti i Dybala u pa teksa kalonte në zyrat e klubit.
‘TyC Sport’ në Argjentinë bën të ditur se ‘La Joya’ është pajtuar me të gjitha kushtet për kontratën katërvjeçare.