dy vjet e gjashte muaj burg per cunen i cili u arratis nga stacioni policor ne kocan permes dritares 6b09617c8d2f1

Dy vjet e gjashtë muaj burg për Cunën, i cili u arratis nga stacioni policor në Koçan përmes dritares

November 27, 2026
1 minut lexim

Aleksandar Lazarov, i njohur në opinion me nofkën Cuna, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg, pasi ka pranuar fajësinë për veprën penale që lidhet me narkotikët. Vendimi është marrë në Gjykatën Themelore në Koçan, ndërsa dënimin e ka shqiptuar gjyqtarja Katerina Conevska, e cila gjatë vendimmarrjes ka marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Lazarov akuzohej për prodhim dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike, në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal. Gjykata ka vendosur që atij t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Ai tërhoqi vëmendjen e publikut rreth katër muaj më parë, kur arriti të arratisej nga stacioni policor në Koçan përmes dritares, pasi paraprakisht ishte ndaluar nën dyshimet për përfshirje në çështje që lidhen me drogën.

Arratisja e tij shkaktoi interesim të madh në opinion, pas së cilës institucionet kompetente ndërmorën veprime lidhur me rastin.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pakistani pret arabine saudite dhe turqine ne islamabad diskutohet marreveshja e mekes 6b09575893471
Lajmi i mëparshëm

Pakistani pret Arabinë Saudite dhe Turqinë në Islamabad, diskutohet “Marrëveshja e Mekës”

vlen edhe tirana e konfirmon gjuha shqipe po avancon propaganda e bdi se mbetet pa treg 6b0962307e83e
Lajmi i radhës

VLEN: Edhe Tirana e konfirmon: gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Të fundit nga

ShkoLartë