Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në një deklaratë për TV21, ka paralajmëruar vazhdimin e masave kundër kompanive të kredive të shpejta, kazinove dhe bastoreve. Mexhiti theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se përkushtimi për luftimin e këtyre dukurive mbetet serioz.
“Është kryer një inspektim i shpejtë ndaj kompanive që ofrojnë kredi të shpejta, ku do të ketë dënime të ashpra për ata që kanë bërë shkelje ligjore. Rreth 2.3 milionë euro do t’u kthehen 26 mijë qytetarëve, të cilëve u janë marrë në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë. Dhe ky është vetëm fillimi. Përcaktimi i vlerës mbetet një çështje më vete, por përkushtimi ynë është serioz. Ne u kemi shpallur luftë bixhozit, kazinove, bastoreve dhe kredive të shpejta, sepse vlerësojmë se këto janë një e keqe për shoqërinë”, tha Mexhiti.
Burimi:TV21


