pakistani pret arabine saudite dhe turqine ne islamabad diskutohet marreveshja e mekes 6b09575893471

Pakistani pret Arabinë Saudite dhe Turqinë në Islamabad, diskutohet “Marrëveshja e Mekës”

November 27, 2026
min lexim

Pakistani po pret bisedime me Arabinë Saudite dhe Turqinë të premten, si pjesë e marrëveshjes trepalëshe të mbrojtjes që përcakton se një sulm kundër cilitdo prej tre shteteve përbën një sulm kundër të gjithave .

Bisedimet në Islamabad do të përqendrohen në zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë sulmet e vazhdueshme nga Huthët e Jemenit të mbështetur nga Irani ndaj Arabisë Saudite, thanë dy zyrtarë për Associated Press. Delegacionet nga Turqia dhe Arabia Saudite kanë filluar tashmë të mbërrijnë në kryeqytetin pakistanez, thanë ata.

Në të njëjtën kohë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ratifikoi zyrtarisht marrëveshjen trepalëshe, duke përfunduar procesin e miratimit nga pala turke, sipas Gazetës Zyrtare të vendit të botuar të premten, më 27 nëntor.

Më herët këtë muaj, parlamenti turk miratoi marrëveshjen me 279 vota pro dhe 119 kundër, nga një total prej 699 vendesh, pavarësisht paralajmërimit të partive të opozitës se marrëveshja mund ta përfshijë Turqinë në konflikte rajonale dhe t’i vërë në rrezik ushtarët turq .

Zyrtarët turq kanë deklaruar se Ankaraja po shqyrton mundësinë e ofrimit të ndihmës ushtarake për Arabinë Saudite, duke këmbëngulur megjithatë se “Marrëveshja e Mekës” është e natyrës mbrojtëse dhe se nuk parashikon vendosjen e trupave turke në Jemen, as operacione kundër Huthëve.

Nga ana e tij, Pakistani ka theksuar se marrëveshja është ekskluzivisht mbrojtëse dhe nuk drejtohet kundër asnjë shteti, përfshirë Iranin, ndërsa e ka paraqitur bashkëpunimin trepalësh si një shprehje të një vullneti të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin strategjik në sektorin e sigurisë.

Takimi pritet të mbledhë diplomatë të lartë, zyrtarë të mbrojtjes dhe ushtarakë nga të tre vendet, me qëllim diskutimin e mënyrave për të penguar kërcënimet, për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak, për të shkëmbyer inteligjencë dhe për të forcuar lidhjet në industrinë e mbrojtjes. Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khwaja Muhammad Asif, Ministri i Jashtëm, Ishaq Dar dhe Shefi i Ushtrisë, Gjenerali Asim Munir do të jenë të pranishëm.

Asif ka thënë se Pakistani do të përdorë “çdo mjet në dispozicion” për të mbrojtur Arabinë Saudite kundër sulmeve të rebelëve Huthi.

Ndërkohë, Pakistani po vazhdon përpjekjet diplomatike, me ndihmën e vendeve të Lindjes së Mesme, përfshirë Katarin, për të inkurajuar SHBA-në dhe Iranin që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të kërkojnë përfundimin e konfliktit përmes bisedimeve. Në qershor, Pakistani kishte ndërmjetësuar një marrëveshje të përkohshme midis dy palëve.

Takimi i Komitetit të Strategjisë, Politikës dhe Mbrojtjes që zhvillohet të premten është pjesë e Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, e cila u nënshkrua në gusht në qytetin e shenjtë të Arabisë Saudite nga Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Erdogan dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama falenderon marta kos ka qene nje ze i forte per ballkanin perendimor dhe be ne 6b09571c67d46
Lajmi i mëparshëm

Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

dy vjet e gjashte muaj burg per cunen i cili u arratis nga stacioni policor ne kocan permes dritares 6b09617c8d2f1
Lajmi i radhës

Dy vjet e gjashtë muaj burg për Cunën, i cili u arratis nga stacioni policor në Koçan përmes dritares

Të fundit nga

ShkoLartë