Dy vite nga procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, Ahmeti: Drejtësia dhe lufta e pastër e UÇK do të triumfojë

November 5, 2022
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e dy vjetorit të fillimit të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit ka shkruar se është një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta.

Jam thellësisht i bindur se drejtësia do të triumfojë edhe kësaj rradhe, do të dëshmohet në çdo argument pafajësia e krerëve të UÇK-së dhe lufta e pastër e popullit shqiptar, autokton në trojet e veta, ka shkruar më tej Ahmeti.

U bënë sot plot dy vite nga procesi i filluar gjyqësor në Hagë që largoi padrejtësisht nga pragu i shtëpisë së tyre bashkëveprimtarët e mi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta, në tendencën djallëzore për të nxirë kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës.

Jam thellësisht i bindur se drejtësia do të triumfojë edhe kësaj rradhe, do të dëshmohet në çdo argument pafajësia e krerëve të UÇK-së dhe lufta e pastër e popullit shqiptar, autokton në trojet e veta.

Kërkojmë njëzëri proces të drejtë gjyqësor, rishikimin e Rezolutës 1782 të Dik Martit dhe lirimin sa më të shpejtë të atyre që ishin pjesë e një kauze të pastër, të përkrahur nga mbarë faktori ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=664135675080558&set=a.465898708237590

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barça gjen zëvendësuesin e mbrojtësit te Athletic Bilbao

Story i radhës

Qyteti i Shkupit do të sanon 36 ura, mbikalime dhe vizëbardha

Të fundit nga

ShkoLartë