​Dy të vdekur dhe 300 të infektuar nga Covid në Shqipëri

February 17, 2022
min lexim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 mijë e 300 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive janë evidentuar në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnjë, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vaun e Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Shijak, Roskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Përrenjas.

“Janë 6170 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeçe dhe një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi po ashtu se janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.

MSHMS i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti-COVID është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”
, vijon njoftimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Monika zgjedh Donaldin para Ilirit si fitues të Big Brother VIP

Story i radhës

Meta nuk u shkarkua, Nazarko: Reziqet sapo kanë filluar, u vranë shtatë zogj me një gurë

Të fundit nga

ShkoLartë