Meta nuk u shkarkua, Nazarko: Reziqet sapo kanë filluar, u vranë shtatë zogj me një gurë

Analisti Shpëtim Nazarko beson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta nuk do të qetësojë ujërat në politikë.

I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nazarko thotë se “rreziqet sapo kanë filluar” dhe se aktorët politikë me këtë vendim “kanë vrarë me një gurë shtatë zogj”.

Lexo edhe: Përplasje në “Log.”, Balliu: Bën sikur ke mizën; Nazarko: Ke punuar 30 vjet me Enverin

“Vazhdoj ti ngelem idesë nëse gjykata, kuvendi, kryeministri dhe vetë kryetari i opozitës që nuk deshi të komentojë atëherë unë besoj se ata që e kanë bërë këtë; kanë vrarë me një gurë shtatë zogj.

Tani ne kemi një gjykatë të saktë dhe nesër kur ti bjerë ndonjërit gurit në kokë gjykata është e saktë, amerikanët nuk kanë dorë. Marrja e këtij vendimi…në fund fare edhe 150 ditë rri presidenti aty. Për mua këto rreziqe sa kanë filluar. Kjo është një lojë që sapo ka filluar”, thotë ai. g.v/

Story i mëparshëm

​Dy të vdekur dhe 300 të infektuar nga Covid në Shqipëri

Story i radhës

Për dy vite, 15 mijë qytetarë të Shqipërisë janë deportuar nga zona shengen me ndalim hyrje për disa vite

Të fundit nga